Publikim i tipologjive dhe treguesve të aseteve virtuale
Në kuadrin e mbështetjes dhe informimit të vazhdueshëm të subjekteve të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, publikon një raport të përmbledhur të tipologjive dhe treguesve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nëpërmjet aseteve virtuale.
Ky raport, është rezultat i një kontributi të gjerë nga anëtarët e FATF dhe synon të sigurojë një mjet praktik si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat në identifikimin, zbulimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale, të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nëpërmjet përdorimit të aseteve virtuale, rritjen e mëtejshme të kapaciteteve parandaluese të subjekteve të ligjit si dhe të orientojë punën e tyre drejt zhvillimeve teknologjike, të cilat paraqesin një rrezik të shtuar për aktivitetin në fushat respektive.
Versioni shqip i raportit mund të shkarkohet në adresën: https://fiu.gov.al/wp-content/uploads/2021/05/Tipologji-te-aseteve-virtuale-FATF.pdf
Versioni anglisht i raportit mund të shkarkohet në adresën: https://www.fatf-gafi.org/media/fatf/documents/recommendations/Virtual-Assets-Red-Flag-Indicators.pdf