Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) në datë 20 Shtator organizoi një vizitë zyrtare pranë selisë qendrore të Guardia di Finanza në Romë, Itali.
Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm u prit Shefi i Shtabit të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza.Drejtori i Përgjithshëm i AIF vuri theksin në bashkëpunimin shumë të mirë dhe forcimin e këtij bashkëpunimi në vazhdim ndërmjet dy institucioneve tona në kuadër të shkëmbimit të informacionet në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.Në takim u diskutua edhe për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve me qëllim rritjen e efikasitetit në bashkëpunimin për trajtimin e rasteve të përbashkëta.Ky takim u mbështet financiarisht nga GIZ në kuadër të programit “Global Program Combating Illicit Financial Flows”.