Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) po konsideron rishikimin e Rekomandimit 16 (R.16), Komentarit Shpjegues (INR.16) dhe Fjalorit përkatës të termave specifikë, për t’i përshtatur ato me ndryshimet në modelet e pagesave të biznesit dhe standardet e mesazheve që shoqërojnë pagesat.
Për shkak të natyrës teknike të kësaj teme, një konsultim i plotë do të kërkojë një dialog të vazhdueshëm me organet dhe ekspertët përkatës si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ky konsultim me shkrim është hapi i parë në një proces më të gjerë konsultimi, i cili gjithashtu do të përfshijë diskutim dhe angazhim të mëtejshëm, sipas nevojës. Lutemi jepni kontributin tuaj, duke përfshirë çdo propozim për hartimin dhe përgjigjen tuaj ndaj pyetjeve të konsultimit të përcaktuara në Memorandumin Shpjegues në adresën FATF.Publicconsultation@fatf-gafi.org me temën “Komentet e [autorit] mbi rishikimet e propozuara të R. 16/INR.16”.
Me paraqitjen e sugjerimeve, ju lutemi tregoni emrin e organizatës suaj, natyrën e biznesit tuaj dhe detajet e kontaktit tuaj. Përgjigjet për “Pyetjet për konsultim” mund të dorëzohen në çdo format.
Gjithashtu mund të dërgoni çdo propozim specifik lidhur me hartimin duke ndërhyrë drejtpërdrejt në tekstin e draftit të ndryshimeve të propozuara.
FATF do të përdorë informacionin tuaj të kontaktit vetëm për qëllimin e këtij konsultimi publik dhe për angazhim të mëtejshëm me ju për këtë çështje. Komentet tuaja gjithashtu do të ndahen me delegacionet e FATF-së gjatë kësaj pune, përveç nëse shpreheni ndryshe.
Megjithatë, FATF nuk do ta ndajë këtë informacion me palët e treta pa pëlqimin tuaj.
Në këtë fazë, FATF nuk ka miratuar projekt-rishikimet e R.16/INR.16 dhe do të shqyrtojë komentet e marra në konsultim publik për finalizimin e rishikimeve.
Ju lutemi merrni në konsideratë të përcillni reagimet përkatëse në këtë fazë konsultimi fillestar deri më 3 maj 2024.
Për më tepër, lutem konsultoni website e FATF:
https://www.fatf-gafi.org/en/publications/Fatfrecommendations/R16-public-consultation-Feb24.html
Ju falënderojmë paraprakisht!