Agjencia e Inteligjencës Financiare

Njoftim për konsultim publik: Udhëzuesi për OJF mbi Financimin e Terrorizmit.

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), si njësi e specializuar financiare administrative për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në zbatim të ligjit nr. 9917 datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit’ i ndryshuar, funksionon si qendër kombëtare e ngarkuar me mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen tek agjencitë e zbatimit të ligjit të dhënave për veprimtaritë e mundshme të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ndër të tjera, AIF luan edhe një rol ndërgjegjësues në fushën e PP/FT dhe në këtë aspekt dhe në zbatim të Planit të Veprimit të Vlerësimit Kombëtar të Riskut të Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit në Shqipëri, AIF ka përgatitur një draft Udhëzues për OJF mbi Financimin e Terrorizmit, mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, publikimet e FATF për sektorin e OJF-ve, Vlerësimin Kombëtar të Riskut të Shqipërisë të vitit 2023, tipologjitë e hasura ndër vite nga raportimet e aktiviteteve të dyshimta (RAD), eksperienca e organeve të zbatimit të ligjit, etj.

Ky udhëzues ka si qëllim parësor të njohë OJF-të me konceptin e financimit të terrorizmit, njohjen e legjislacionit shqiptar për financimin e terrorizmit, detyrimet ligjore të tyre në kuadër të luftës kundër FT, si mund të ndikojë FT në keqpërdorimin e tyre, metodat e përdorura më shpesh për abuzimin e tyre, mënyra/metodat për vlerësimin e  riskut të brendshëm, masa të sugjeruara për parandalimin e keqpërdorimit të tyre si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

Këtë draft po e publikojmë me synim konsultimin publik dhe mbledhjen e  sugjerime apo rekomandime të mëtejshme për përmirësimin e saj.

Ju lutemi merrni në konsideratë të përcillni reagimet përkatëse në këtë fazë konsultimi fillestar deri më 5 Shtator 2024 duke shkruar në këtë adresë email: info@fint.gov.al.

Konsultoni udhëzuesin duke klikuar linkun: Udhëzuesi për Organizatat  Jofitimprurëse mbi Financimin e  Terrorizmit