Në kushtet e ndërmarra nga qeveria Shqiptare kundër pandemisë COVID-19, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) aktualisht po punon më një personel të kufizuar për të siguruar parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit. Në këtë kuadër do të kërkonim mirëkuptimin e të gjitha institucioneve shtetërore dhe private, që shkresat që nuk janë subjekt i legjislacionit për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”, të dërgohen mundësisht në rrugë elektronike në adresën info@fint.gov.al
DPPPP, ka marrë të gjitha masat e nevojshme nga pikëpamja e burimeve njerëzore dhe të Teknologjisë së Informacionit, në mënyrë që gjëndja e jashtëzakonshme të mos cënojë në asnjë mënyrë trajtimin rigoroz dhe në kohën e duhur të të gjithë korrespondencës zyrtare.