Agjencia e Inteligjencës Financiare

Mbrojtja Financiare


Përdorimi i e-emaileve, SMS-ve të rreme apo krijimi i faqeve të rreme që imitojnë institucione/organizata legjitime, me qëllim mashtrimin e përdoruesit për të marrë informacione të ndjeshme si: detaje bankare, kredenciale hyrëse në llogari apo çelësat privatë në rastin e kriptomonedhave. Më pas këto informacione përdoren për të aksesesuar llogaritë e përdoruesve dhe për të marrë fondet e tyre nga llogaritë e tyre, për të hapur llogari të reja, apo të kryejnë transaksione mashtruese.

  • Kontaktoni menjëherë institucionet tuaja financiare për të njoftuar për ngjarjen dhe për të kryer bllokimet e nevojshme të llogarive dhe transaksioneve financiare Apo kryen direkt edhe bllokim nga aplikacionet financiare që përdorni. Merrni masa për të mbrojtur identitetin dhe të dhënat tuaja financiare.
  • Denonconi ngjarjen në Policinë e Shtetit, duke paraqitur të gjithë informacionin e nevojshëm që mund të ndihmojë në hetimin e rastit dhe në identifikimin e autorëve të mashtrimit.
  • Ruani të gjithë dokumentacionin origjinal, përfshirë email-et, faksimet, mesazhet dhe çdo komunikim tjetër të lidhur me ngjarjen. Ky informacion mund të jetë i dobishëm për hetimet e mëtejshme.
  • Ndryshoni të gjitha fjalëkalimet dhe kodet e sigurisë për pajisjet dhe kontot ku mashtruesit mund të kenë pasur akses, përfshirë ato të email-it, mediave sociale dhe llogarive financiare.
  • Përdorni softuerin e përditësuar për skanimin e viruseve për të kontrolluar për mundësinë e instalimit të softuerëve të dëmshëm që mund të kenë përfituar nga mashtrimi. Po ashtu, rekomandohet të pastroni pajisjet tuaja në mënyrë profesionale për të siguruar që nuk ka mbetur ndonjë kërcënim i mundshëm.
  • Mbani kontakt me autoritetet dhe monitoroni vazhdimisht llogaritë dhe informacionet tuaja personale, pasi është e mundur që mashtruesit të tentojnë të kontaktojnë përsëri ose të shfrytëzojnë informacionin e marrë për të realizuar skema të tjera mashtruese.