Në datë 18.12.2024 u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) me qëllim bashkëpunimin sa më efektiv ndërmjetë palëve, në funksion të zbatimit të legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit si dhe korrupsionit me anë të vendosjes së informacionit në dispozicion kohën e duhur, për të mundësuar zbatimin e marrjen e masave, sipas kompetencave përkatëse ligjore institucionale.
Në takimin e organizuar të dy përfaqësuesit e institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe vijueshmërinë e forcimit të komunikimit efektiv dhe arritjen e rezultateve konkrete.
Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të krijojë lehtësira të ndërsjellëta për shkëmbimin e informacionit të nevojshëm në kohë reale me qëllim koordinimin e masave në sistemin e parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe korrupsionit.