Në datë 27.12.2024, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Ervin Koçi dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Kolonel Ardian Bali nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e interesit madhor publik për parandalimin e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje palët synojnë zbatimin me efektivitet të kuadrit ligjor, shkëmbimin e informacioneve periodike sipas fushave të interesit ndërinstitucional, kryerjen e analizave dhe trajnimeve të përbashkëta me qëllim rritjen e aftësive të personelit sipas fushave përkatëse të institucioneve.
Në takimin e organizuar të dy përfaqësuesit e institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe vijueshmërinë e forcimit të komunikimit efektiv dhe arritjen e rezultateve konkrete.