Agjencia e Inteligjencës Financiare

Marrëveshja e bashkëpunimit DPPPP – DhKPGjP

 

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Elvis Koçi dhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësor Privat, përfaqësuar nga Kryetari Z. Tedi Malaveci, nënshkruan në datë 1.12.2021 një marrëveshje bashkëpunimi me synim rritjen dhe konsolidimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve,  zbatimin sa më efikas të kuadrit ligjor dhe në ndërmarrjen e veprimeve konkrete  për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Forcimi i këtij bashkëpunimi, ndër të tjera do të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmbushjen nga ana e Shqipërisë të rekomandimeve të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (FATF) dhe Komitetit për Masat Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (Komiteti MONEYVAL i Këshillit të Evropës).