Agjencia e Inteligjencës Financiare

Konsultim publik i projektligjit për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”

Projektligji mbi për “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” prej datës 10.04.2026 është publikuar në faqen Konsultim Publik. Ky projektligj synon të vendosë një kuadër të qartë rregullator në nivel kombëtar për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ai përcakton masat që duhet të zbatohen nga sektorët më të ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve, si dhe kërkesat për regjistrimin, identifikimin dhe verifikimin e drejtuesve të subjekteve të detyruara.

Në fokus të tij është gjithashtu identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve në nivel kombëtar, duke u bazuar në standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare. Projektligji përcakton rregullat qe kane te bëjnë dhe me aksesin në regjistrat e pronarëve përfitues, llogaritë bankare dhe informacionin mbi pasuritë e paluajtshme, duke rritur transparencën dhe kontrollin.

Një rol i rëndësishëm i jepet Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe autoriteteve mbikëqyrëse, duke përcaktuar qartë përgjegjësitë dhe funksionet e tyre. Gjithashtu, theksohet bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet e vendeve të tjera dhe të Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër, ftohen të gjitha institucionet, subjektet raportuese, çdo palë e interesuar dhe publiku në tërësi të njihen me projektligjin në fjalë. Gjithashtu, mirëpresim çdo koment, sugjerim apo kontribut nga ana e tyre.

https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/957