Agjencia e Inteligjencës Financiare

FATF publikon raportin mbi flukset financiare të paligjshme të lidhura me qendrat e mashtrimit

Financial Action Task Force (FATF) ka publikuar raportin “Combating End-to-End Illicit Financial Flows linked to Scam Compounds”, i cili analizon kërcënimin në rritje që paraqesin qendrat e mashtrimit dhe flukset financiare të paligjshme të gjeneruara nga këto veprimtari kriminale.

Raporti evidenton përdorimin nga rrjetet kriminale të një sërë kanalesh financiare dhe teknologjike, përfshirë llogaritë “money mule”, shërbimet e pagesave, asetet virtuale, platformat digjitale, rrjetet sociale, si dhe teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale dhe deepfake.

FATF nënvizon rëndësinë e zbulimit të hershëm të flukseve financiare të dyshimta, gjurmimit, ngrirjes dhe rikuperimit të fondeve, si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve kompetente, institucioneve financiare, sektorit të teknologjisë dhe telekomunikacionit.

Raporti paraqet gjithashtu qasje praktike për ndërprerjen e këtyre skemave kriminale dhe forcimin e kapaciteteve për parandalimin dhe luftën kundër mashtrimeve financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

https://www.fatf-gafi.org/content/dam/fatf-gafi/reports/combating-illicit-financial-flows-linked-to-scam-compounds-fatf-2026.pdf.coredownload.pdf