Në datën 26 Nëntor 2024, Agjencia e Inteligjencës Financiare(AIF) mori pjesë në një aktivitet trajnimi të organizuar nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), në të cilin janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e legjislacionit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT), Vlerësimin Kombëtar të Riskut PP/FT, zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në fushën e financimit të terrorizmit, vlerësimin individual të riskut PP/FT nga subjektet e ligjit, pritshmëritë e AIF në fushën e mbikëqyrjes së subjekteve të ligjit, forcimin e partneritetit publik-privat, tipologji e tregues të PP/FT dhe aspektet për përmirësimin e procesit të raportimit në AIF.
AIF do të vijojë qasjen e saj aktive, në angazhimin me të gjitha shoqatat e subjekteve raportuese, në funksion të rritjes së kapaciteteve parandaluese dhe forcimin e mëtejshëm të integritetit të sistemit ekonomiko-financiar në Republikën e Shqipërisë.