Agjencia e Inteligjencës Financiare

Aktivitet trajnimi në bashkëpunim me IEKA

Në datën 19 Dhjetor 2024, Agjencia e Inteligjencës Financiare(AIF) mori pjesë në një aktivitet trajnimi të organizuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), në të cilin janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e legjislacioni në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT), Vlerësimin Kombëtar të Riskut PP/FT, zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në fushën e financimit të terrorizmit,  vlerësimi individual i riskut PP/FT nga subjektet e ligjit, pritshmëritë e AIF në fushën e mbikëqyrjes së subjekteve të ligjit,  forcimit të partneritetit publik-privat  tipologji dhe tregues të PP/FT dhe aspektet për përmirësimin e procesit të raportimit në AIF.

AIF do të vijojë qasjen e saj aktive në angazhimin me të gjitha shoqatat e subjekteve raportuese, në funksion të rritjes së kapaciteteve parandaluese dhe forcimin e mëtejshëm të integritetit të sistemit ekonomik në Republikën e Shqipërisë.