Agjencia e Inteligjencës Financiare

Mbledhja e radhës e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP)

Agjencia e Inteligjencës Financiare organizoi mbledhjen e 14-të të Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP), me pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Takimi shërbeu si një hapësirë e rëndësishme për shkëmbimin e mendimeve, koordinimin ndërinstitucional dhe diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët, në kuadër të forcimit të kuadrit ligjor dhe rregullativ.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit, për angazhimin dhe kontributin e tyre profesional, si dhe për partnerët ndërkombëtarë, përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, për mbështetjen e vazhdueshme profesionale dhe kontributin e tyre në avancimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ.
Fryma e koordinimit, bashkëpunimit dhe mbështetjes profesionale mbetet thelbësore për avancimin e mëtejshëm të punës së GTNP-së dhe për përmbushjen e objektivave të përbashkëta.