Në datat 11–13 nëntor 2026, në Tiranë, u zhvillua trajnimi për audituesit dhe kontabilistët në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në kuadër të projektit “Lufta kundër pastrimit të parave në Shqipëri”, të bashkëfinancuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Këshilli i Evropës, dhe të zbatuar nga ky i fundit.
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) kontribuoi në këtë aktivitet përmes një prezantimi mbi detyrimet ligjore dhe rregullatore dhe rëndësinë e kontrolleve të brendshme në parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit te perhapjes se armeve te shkaterimit ne mase.
Trajnimi u fokusua në forcimin e kapaciteteve praktike për vlerësimin e rrezikut, zbatimin e masave të vigjilencës ndaj klientit, identifikimin e pronarëve përfitues dhe raportimin e aktiviteteve të dyshimta, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare.
Agjencia e Inteligjencës Financiare shpreh mirënjohjen ndaj Këshillit të Evropës dhe SECO-s për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve institucionale, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

