Partneriteti publik-privat është një nga shtyllat kryesore në luftën kundër krimit financiar.
Gjatë pjesëmarrjes në Plenaren e Egmont Group në Baku, u ritheksua se përballja me sfidat gjithnjë e më komplekse të krimit financiar kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Njësive të Inteligjencës Financiare, autoriteteve ligjzbatuese, institucioneve rregullatore dhe sektorit privat.
Shkëmbimi i informacionit, besimi i ndërsjellë dhe koordinimi efektiv janë thelbësorë për mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar.
Agjencia e Inteligjencës Financiare mbetet e angazhuar për forcimin e këtij partneriteti, duke promovuar transparencën, bashkëpunimin dhe veprimin e koordinuar në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

