Agjencia e Inteligjencës Financiare

Agjencia e Inteligjencës Financiare merr pjesë në Plenaren e 71-të të MONEYVAL

U zhvillua ne Strasburg, France Plenarja e 71-të e MONEYVAL, gjatë datave 26–29 maj 2026, me pjesëmarrjen e rreth 200 ekspertëve të fushës së luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT), që përfaqësonin afro 50 juridiksione dhe organizata ndërkombëtare.
Gjatë punimeve të kësaj plenareje u diskutuan dhe u miratuan raportet e vlerësimit për Armeninë dhe Slloveninë, në kuadër të raundit të gjashtë të vlerësimeve të MONEYVAL, si dhe raportet follow-up për Rumaninë dhe Bullgarinë
Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet më të fundit në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, bashkëpunimi me Autoritetin Evropian për Luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (AMLA), si dhe masat për parandalimin e pastrimit të parave përmes sektorëve të ndryshëm.
Agjencia e Inteligjencës Financiare kontribuoi në diskutime dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira me partnerët ndërkombëtarë, në funksion të forcimit të sistemit kombëtar AML/CFT dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional.