Agjencia e Inteligjencës Financiare

Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Inspektorati i Përgjithshëm nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) dhe Inspektorati i Përgjithshëm (IP) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e efektivitetit në parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Bashkëpunimi me Inspektoratin e Përgjithshëm synon forcimin e mekanizmave për identifikimin dhe raportimin e rasteve të dyshimta, shkëmbimin e informacionit dhe të tipologjive në këtë fushë. Ky bashkëpunim fokushet edhe në zhvillimin e trajnimeve, shkëmbimit të ekspertizës dhe rritjes së njohurive mbi treguesit e riskut që lidhen me pastrimin të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

AIF vlerëson rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe mbetet e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit institucional dhe për një qasje të koordinuar në adresimin e risqeve të krimit financiar. Forcimi i mekanizmave parandalues dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve janë elementë thelbësorë për një sistem sa më efektiv kundër krimit financiar.