Më datat 20–21 nëntor, u zhvillua trajnimi dy ditor në kuadër të lëvizjes “Lufta kundër Krimit Ekonomik”, pjesë e programit Horizontal Facility for the Western Balkans and Türkiye – një nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Trajnimi u organizua për stafin e Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF) me synimin për të forcuar kapacitetet institucionale të vendit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të armëve të shkatërrimit në masë, në përputhje me standardet evropiane.
Sesionet u udhëhoqën nga tre ekspertët nga Këshilli i Europës Michal Szermer, Drejtori i FIU Poloni, Arakel Melikestyan, Ish Drejtor i FIU Armenia, aktualisht ekspert i fushës PP/TF/CPF dhe Sylvie Jaubert, Eksperte në fushën e AML, të cilët prezantuan praktikat më të mira, metodologji bashkëkohore dhe ekspertizë teknike në fushën e luftës kundër krimit ekonomik, për të cilët shprehim vlerësimin dhe falënderimin tonë për kontributin e tyre të çmuar në këtë trajnim.
Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit dhe kapaciteteve të FIA-s, si dhe rrit efektivitetin e përgjithshëm të Shqipërisë në luftën kundër krimit ekonomik dhe rreziqeve të lidhura me të.

