Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takimi i radhës i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës

Më datë 22 dhjetor 2025, u zhvillua takimi i radhës i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP), i drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Z. Ervin Koçi.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e procesit të plotësimit të Pyetësorit të Efektivitetit, ku institucionet raportuan mbi progresin dhe sfidat e hasura. Drejtori i Përgjithshëm i AIF theksoi nevojën për përkushtim maksimal, përgjigje të sakta dhe respektim të afateve, me qëllim rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së informacionit të raportuar

Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar ishte Plani i Integruar i Trajnimeve për vitin 2026, ku u diskutuan nevojat për trajnime, temat prioritare dhe koordinimi ndërinstitucional i aktiviteteve trajnuese. Institucionet ranë dakord për vijimin e procedurave për miratimin e këtij plani.

Takimi u fokusua gjithashtu në vijueshmërinë e zbatimit të prioriteteve të GTNP për vitin 2026, duke riafirmuar angazhimin e institucioneve për monitorim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim efektiv ndërinstitucional.

Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm i AIF përcolli urimet për festat e fundvitit për të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.