Në datë 19 Shtator 2025 u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP). Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e përhershëm të GTNP, përfaqësues të institucioneve publike dhe sektorit privat. Nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, takimi u fokusua në trajtimin e temave si vijon:
- Prezantimi i zbatimit të planit të veprimit të Vlerësimit Kombëtar të Riskut (NRA) mbi nevojën për përditësim të masave te këtij plani në raport me rreziqet në parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë;
- Monitorimi i zbatimit të “Strategjisë Kombëtare të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024 – 2030” dhe plani i saj i veprimit për periudhën Maj-Gusht 2025;
- Diskutim mbi zbatimin e Planit të Integruar të trajnimeve dhe “Strategjinë për edukimin e publikut mbi rrezikun që mbart pastrimi i parave dhe financimi i terrorizimit në shoqërinë tonë” dhe planin e saj të veprimit.
- Plotësimin dhe kontributin nga ana e institucioneve për Pyetësorin e Teknikalitetit dhe Pyetësorit të Efektivitetit të Raundit të 6-të nga Moneyval;
Të gjitha institucionet pjesëmarrëse, publike dhe private, raportuan mbi ecurinë e kontributit të dhënë deri më tani për pyetësorët.
Drejtori i Përgjithshëm i AIF theksoi se procesi i vlerësimit të Raundit të 6-të nga MONEYVAL është thelbësor dhe kërkon seriozitet dhe përkushtim maksimal nga të gjithë institucionet në respektimin e afateve dhe plotësimin e tyre në mënyrë të saktë dhe cilësore.
Gjithashtu, z. Koçi theksoi se Agjencia e Inteligjencës Financiare do të asistojë të gjitha institucionet raportuese gjatë procesit të plotësimit të pyetësorëve, duke synuar pasqyrimin efektiv dhe të menjëhershëm të rezultateve të arritura deri më tani.