Në datë 18 Korrik 2025 u mbajt mbledhja e rradhës e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP).
Në këtë mbledhje morën pjesë të gjithë anetarët e GTNP, përfaqësues të institucioneve publike dhe sektorit privat.
Nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, diskutimi u fokusua në trajtimin e temave si vijon:
- Informacion mbi plotësimin e Pyetësorit të Teknikalitetit dhe Pyetësorit të Efektivitetit në kuadër të raundit të 6shtë të vlerësimit të Shqipërisë nga Moneyval;
- Monitorimi i zbatimit të “Strategjisë Kombëtare të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024 – 2030” dhe plani i saj i veprimit, periudha Janar – Prill 2025;
- Monitorimi i zbatimit të “Vlerësimit Kombëtar të Riskut” dhe plani e saj të veprimit, periudha Janar – Prill 2025;
- Diskutim mbi zbatimin e Planit të Integruar të trajnimeve dhe “Strategjinë për edukimin e publikut mbi rrezikun që mbart pastrimi i parave dhe financimi i terrorizimit në shoqërinë tonë” dhe planin e saj të veprimit.
- Aktiviteti i punës të nëngrupit të GTNP “Për mbledhjen dhe cilësinë e informacionit për investigimet penale në lidhje me PP/FT”.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare theksoi rëndësinë madhore të raundit të 6-të të vlerësimit nga MONEYVAL, duke pasur vëmendje maksimale në plotësimin e saktë dhe cilësor të pyetësorëve, si dhe respektimin e afateve për plotësimin e tyre, në mënyrë që të reflektohet një rezultat efektiv dhe i arritur.
Takimi u mbyll me përfundime të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe ecurinë e masave dhe strategjive në luftën kundër krimit financiar.