Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim Ndërinstitucional pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës u zhvillua një takim ndërinstitucional me pjesëmarrjen e Drejtuesit të Prokurorisë, Prokurorëve të Seksionit për Krimet Financiare, si dhe përfaqësuesve në nivel drejtues nga Agjencia e Inteligjencës Financiare, Policia e Shtetit – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve – Drejtoria e Hetimit Tatimor, dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave – Drejtoria e Hetimit Tatimor.
Takimi u organizua në vijim të punës së Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP), konkretisht në kuadër të nën-grupit për investigimet, në përputhje me objektivat e përbashkëta të dakordësuara ndërmjet institucioneve.
Pjesëmarrësit treguan frymë bashkëpunimi dhe shkëmbyen përvoja e praktika të mira, me synimin për të rritur efikasitetin e sistemit parandalues dhe të hetimeve në fushën e pastrimit të parave, si dhe të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive me origjinë të paligjshme.
Gjithashtu, palët ranë dakord për organizimin e takimeve të mëtejshme periodike, si dhe zhvillimin e bashkëpunimeve të dedikuara me institucione të veçanta, me qëllim forcimin e ndihmës së ndërsjellë institucionale.