Agjencia e Inteligjencës Financiare

Agjencia e Inteligjencës Financiare në Plenaren e Grupit Egmont 2025

Gjatë kësaj jave delegacioni ynë nga Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), ka patur kënaqësinë të marrë pjesë në Plenaren e 30-të të Grupit Egmont të Njësive të Inteligjencës Financiare, e organizuar nga Njësia e Inteligjencës Financiare e Luksemburgut (Cellule de Renseignement Financier – CRF).
Kjo plenare ofron një mundësi të shkëlqyer për të forcuar partneritetet ekzistuese, për të ndërtuar bashkëpunime të reja dhe për të kontribuar në iniciativa që përmirësojnë përpjekjet globale kundër krimit financiar.
Në këtë takim u zhvilluan diskutime të rëndësishme në grupe të ndryshme pune dhe forume rajonale.
Me shumë kënaqësi presim të ndajmë njohuri dhe të avancojmë bashkëpunimin për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit