Pranë Prokurorisë së Lezhës, u zhvillua një takim ndërinstitucional për hetime financiare i organizuar nga Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), me pjesëmarrjen e Ferdinando Rucco, Ekspert i Përhershëm Ndërkombëtar për Hetime Financiare në kuadër të projektit EU4LEA, Drejtuesit të Prokurorisë Lezhë, Prokurorëve të Prokurorisë Lezhë, Drejtorit të Përgjithshëm të AIF, përfaqësues i Drejtorisë së Analizës Financiare, Drejtorit të Krimit Ekonomik pranë Policisë së Shtetit, përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, përfaqësues të Hetimit Tatimor, si dhe përfaqësuesve të Hetimit Doganor.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i informacionit mbi zhvillimet aktuale në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT), si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për mbështetjen e punës së Prokurorive.
Takimi u mbajt në një klimë bashkëpunimi dhe komunikimi efektiv duke theksuar vullnetin e palëve për të forcuar partneritetin.