Më datë 30 korrik 2025, Agjencia e Inteligjencës Financiare pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e saj përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Z. Daniel C. Carroll, Drejtor i Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) dhe Znj. Sarmela Dibra Titka, Specialiste e Programit të INL.
Takimi shënoi fillimin e një bashkëpunimi me Z. Daniel C. Carroll, i cili sapo ka filluar mandatin e tij në Shqipëri. Gjatë takimit u ndanë përvoja dhe ide mbi prioritetet e përbashkëta në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.
AIF mbetet e përkushtuar për të zhvilluar marrëdhënie të qëndrueshme me partnerët ndërkombëtarë si pjesë e përpjekjeve të saj për të garantuar sigurinë, integritetin dhe transparencën e sistemit financiar në Shqipëri.