Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim me EU4LEA dhe Delegacionin Europian

Më datë 29 Korrik 2025, në ambientet e institucionit tonë, u zhvillua takim me përfaqësues të Agjencisë së Inteligjencës Financiare(AIF), përfaqësues të projektit EU4LEA dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Z. Ferdinando Rucco, Ekspert i përhershëm për hetimin financiar, Z. Albert De Ventura, Ekspert jo i përhershëm për vlerësimin e nevojave dhe Z. Mariol Novaku, Asistent Projekti.

Gjatë takimit u bë prezantimi i institucionit tonë, i fushëveprimit dhe prioriteteve të veprimtarisë, nevojave të AIF me fokus të veçantë ngritjen e kapaciteteve institucionale për investigimet financiare. U theksua rëndësia që mbështetja për forcimin e kapaciteteve institucionale, të shtrihet jo vetëm për stafin e AIF por edhe për institucionet e tjera bashkëpunuese në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe finacimit të terrorizmit.

Përfaqësuesit të projektit EU4LEA, u shprehën të gatshëm të ofrojnë mbështetje në përputhje me nevojat e identifikuara dhe prioritetet institucionale.

Drejtori i Përgjithshëm Z. Koçi, falenderoi ekspertët për angazhimin profesional dhe Delegacionin  e Bashkimit Europian për mbështetjen e vazhdueshme në luftën kundër krimit financiar.