Më 30 tetor 2025, u zhvillua një tryezë diskutimi mbi informimin dhe ndërgjegjësimin në sektorin FinTech, organizuar nga Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian.
Diskutimet u fokusuan në sfidat dhe mundësitë që ofron teknologjia financiare në parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, si edhe në trajtimin e çështjeve që lidhen me dezinformimin, një problematikë me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe sigurinë kombëtare.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucionet publike, sektori privat, shoqëria civile dhe profesionistë ligjorë, të cilët shkëmbyen ide dhe përvoja mbi zhvillimet në sektorin financiar.
Diskutimet u fokusuan tek sfidat dhe mundësitë që sjell teknologjia financiare në parandalimin e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.
Pjesëmarrësit përfshinë përfaqësues nga shoqëria civile, sektori privat, institucionet publike dhe profesionistë ligjorë.
U theksua rëndësia e:
- Bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave për një sektor FinTech të sigurt dhe të qëndrueshëm;
- Dixhitalizimit dhe inovacionit në sistemin financiar, duke garantuar monitorimin e transaksioneve dhe transparencën;
- Rregullave dhe kornizës ligjore për të menaxhuar rreziqet e teknologjisë financiare;
- Ndërgjegjësimit publik për përdorimin e sigurt të shërbimeve financiare dhe parandalimin e mashtrimeve financiare.
Takimi përfundoi me një diskutim interaktiv mbi strategjitë e mbrojtjes dhe rolin e bashkëpunimit midis aktorëve të ndryshëm.


