Në kuadër të mbështetjes që Bashkimi Evropian, Qeveria Gjermane dhe partnerët ndërkombëtarë ofrojnë për forcimin e sundimit të ligjit dhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, u zhvillua ceremonia e prezantimit të fazës së dytë të projektit EU4LEA.
Në kuadër të këtij aktiviteti, morën pjesë institucione të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF).
Agjencia e Inteligjencës Financiare është një nga përfitueset kryesore të këtij projekti, i cili synon të rrisë kapacitetet institucionale në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të forcojë mekanizmat e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të rrisë transparencën financiare në përputhje me standardet evropiane.
AIF shpreh mirënjohje dhe falënderim për GIZ Albania, Qeverinë Gjermane, Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe projektin EU4LEA, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tyre të çmuar në modernizimin e kapaciteteve të inteligjencës financiare dhe në fuqizimin e rolit të Shqipërisë në kuadër të sundimit të ligjit dhe integrimit evropian.