Agjencia e Inteligjencës Financiare mori pjesë në mbledhjen e parë e Komitetit Drejtues të projektit Lufta kundër pastrimit të parave në Shqipëri mblodhi përfaqësues nga Këshilli i Evropës, Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike dhe Bashkëpunim, si dhe institucionet kryesore partnere shqiptare.
Takimi përcaktoi drejtimin e zbatimit të projektit, duke ofruar një platformë për partnerët që të shkëmbejnë mendime dhe të harmonizojnë prioritetet për vitet në vijim. Pjesëmarrësit zhvilluan diskutime konstruktive mbi objektivat e projektit, rezultatet e pritshme dhe aktivitetet e planifikuara, duke siguruar një qasje të koordinuar dhe strategjike në zbatim.
Vëmendje e veçantë iu kushtua miratimit të një qasjeje të bazuar në risk për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe identifikimit të fushave për mbështetje të synuar dhe forcim të kapaciteteve. Diskutimet gjithashtu theksuan rëndësinë e përshtatjes së përgjigjeve ndaj kërcënimeve të reja të krimit financiar dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në fjalët e tyre hyrëse, Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Aurele Cotton, Menaxher Programi në Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë se Inteligjencës Financiare, theksuan rëndësinë e forcimit të kuadrit institucional dhe rregullator të Shqipërisë, veçanërisht në kontekstin e raundit të gjashtë të vlerësimit të MONEYVAL.
Përfaqësuesit e institucioneve, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare, kontribuuan në mënyrë aktive duke ndarë njohuri, përvoja dhe prioritete nga sektorët e tyre përkatës. Ata rikonfirmuan angazhimin e tyre për arritjen e objektivave të projektit dhe për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve në parandalimin dhe luftën kundër krimit financiar.
Komiteti Drejtues do të vijojë të luajë një rol kyç në mbikëqyrjen e progresit të projektit, duke siguruar koordinim efektiv ndërmjet aktorëve dhe duke mbështetur realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

