Agjencia e Inteligjencës Financiare njofton të gjitha subjektet e ligjit nr. 9917/2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar, se Grupi i Veprimit Financiar (FATF) ka publikuar më 24 tetor 2025 deklaratën e përditësuar mbi “Vendet nën monitorim të shtuar (Grey List)” dhe “Vendet me risk të lartë (Black List)”.
