Një udhëzues për ndërgjegjësim dhe mbrojtje në epokën digjitale.
Çfarë është Mashtrimi Kompjuterik?
Mashtrimi Kompjuterik, në Republikën e Shqipërisë është një vepër penale e parashikuar në nenin 143/b të Kodin Penal, si pjesë e grup veprave “Kundër krimit kompjuterik”. Sipas këtij neni, përkufizohet si “Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë”.
Metodat e Mashtrimit Kompjuterik dhe Si të Mbrohemi?
📧 Mashtrimi Phishing
Çfarë është?
Përdorimi i e-emaileve, SMS-ve të rreme apo krijimi i faqeve të rreme që imitojnë institucione/organizata legjitime, me qëllim mashtrimin e përdoruesit për të marrë informacione të ndjeshme si: detaje bankare, kredenciale hyrëse në llogari apo çelësat privatë në rastin e kriptomonedhave. Më pas këto informacione përdoren për të aksesesuar llogaritë e përdoruesve dhe për të marrë fondet e tyre nga llogaritë e tyre, për të hapur llogari të reja, apo të kryejnë transaksione mashtruese.
Si të Mbrohemi?
- Mos klikoni në linqe që ju vijnë nëpërmjet email-ve ose SMS-ve të cilat kërkojnë përditësime ose verifikime të informacionit për llogari bankare, email-e, aplikacione investimi, ose çdo platformë që përmban informacione të ndjeshme.
- Kontrolloni me kujdes adresën e emailit, URL-në dhe shkrimin e përdorur në çdo korrespondencë. Mashtruesit përdorin ndryshime të vogla që nuk janë të dukshme në pamje të parë. URL-të e shkruara gabim, shpesh me një devijim të vogël nga faqja e internetit e institucioneve financiare apo qeveritare, mund të jenë të rreme.
- Kini kujdes me dokumentet që shkarkoni. Mos hapni materiale të bashkëlidhura në emaile nga persona që nuk i njihni.
- Përdorni fjalëkalime të forta dhe aktivizoni autentikimin të dyfishtë.
📈 Mashtrimi nëpërmjet platforma të investimit
Çfarë është?
Përdorimi i reklamave të rreme apo ‘këshilltarëve’ online për të përfshirë/tërhequr individë në platforma të rreme tregtare apo investim asetesh. Këto skema shpesh përdorin taktika të manipulimit psikologjik dhe taktika presioni për të tërhequr viktimat, duke i bindur ata të investojnë në mundësi të rreme ose mashtruese. Disa nga skemat më të zakonshme në këtë fushë janë:
Piramidale dhe Ponzi
- Skema “Piramidale dhe Ponzi”: Janë skema mashtruese investimi që mbështeten në rekrutimin e vazhdueshëm të investitorëve ose investimeve të reja për të gjeneruar kthime për investitorët e mëparshëm. Këto skema shpesh dështojnë kur bëhet i pamundur rekrutimi i një numri të mjaftueshëm investitorësh të rinj për të mbështetur pagesat dhe përfitimet.
Investimeve me kthime të larta
- Skema “Investimeve me kthime të larta”: Në këto lloj skemash ofrohen mundësi investimi “shumë të mira për të qenë të vërteta”, duke premtuar kthime jashtëzakonisht të larta. Zakonisht, këto skema përdorin presion të lartë për investime të shpejta apo të limituara, me qëllim tërheqjen e investitorëve në një periudhë të shkurtër kohore.
Pig Butchering
- Skema “Pig Butchering”: Kjo skemë është e zakonshme në investimet në kriptomonedha dhe asete virtuale. Ajo përdor manipulimin psikologjik për të marrë nga viktimat kursimet e jetës, duke ju premtuar atyre kthime të mëdha nga investimet në mjete virtuale, ndërkohë që në realitet është thjesht një mashtrim.
Pump and Dump
- Skema “Pump and Dump”: Kjo skemë përfshin përhapjen e informacioneve të rreme për të manipuluar artificialisht rritjen e çmimeve të aseteve si aksione, kriptomonedha ose token digjitale. Pas kësaj rritje të qëllimshme të çmimit, mashtruesit shesin asetet e tyre me çmime të fryra. Kur këta të fundit ndalojnë promovimin dhe shesin asetet, çmimi bie dhe viktimat humbasin paratë e investuara.
Si të Mbrohemi?
- Mos investoni në bazë të këshillave nga dikush që e kontaktoni vetëm online. Kërkoni informacion shtesë (emër, email, numër telefonit, adresë) dhe informacion lidhur me ofertën e propozuar online. Gjithashtu, kryeni kërkime shtesë online, pasi mund të ketë të publikuara informacione nga persona të tjerë që mund të kenë rënë viktima të mashtrimit.
- Verifikoni kërkesat që mund t’ju bëhen online për pagesa apo blerje, nëse është e mundur telefononi personin/institucioni për të siguruar që kërkesa është legjitime. Duhet gjithashtu të verifikoni çdo ndryshim në numrin e llogarisë ose procedurat e pagesës me personin që bën kërkesën.
- Nëse keni investuar në platforma të ndryshme aksionesh mjetesh virtuale dhe besoni se jeni viktimë e një mashtrimi, mos paguani tarifa ose taksa shtesë për të tërhequr paratë tuaja.
🧑💼 Mashtrimi nëpërmjet Komprometimit të email-it të biznesit (BEC)
Çfarë është?
Manipulimi i komunikimeve me email, ku mashtruesit paraqiten si klientë, partnerë ose si një biznes apo organizatë legjitime, me qëllim që të mashtrojnë viktimat dhe t’i bindin të transferojnë fonde në llogari të reja të kontrolluara prej tyre.
Si të Mbrohemi?
- Mos klikoni në linqe që ju vijnë nëpërmjet email-ve ose SMS-ve të cilat kërkojnë përditësime ose verifikime të informacionit për llogari bankare, email-e, aplikacione investimi, ose çdo platformë që përmban informacione të ndjeshme.
- Kontrolloni me kujdes adresën e emailit, URL-në dhe shkrimin e përdorur në çdo korrespondencë. Mashtruesit përdorin ndryshime të vogla që nuk janë të dukshme në pamje të parë. URL-të e shkruara gabim, shpesh me një devijim të vogël nga faqja e internetit e institucioneve financiare apo qeveritare, mund të jenë të rreme.
- Kini kujdes me dokumentet që shkarkoni. Mos hapni materiale të bashkëlidhura në emaile nga persona që nuk i njihni.
- Përdorni fjalëkalime të forta dhe aktivizoni autentikimin të dyfishtë.
💬 Mashtrimi nëpërmjet imitimit të mediave sociale dhe telekomunikacionit
Çfarë është?
Kontaktimi i viktimave përmes aplikacioneve të mediave sociale ose telefonit nga mashtrues që pretendojnë se janë zyrtarë qeveritarë, të afërm apo miq. Ata shfrytëzojnë emocionet e viktimave për t’i nxitur të kryejnë pagesa, t’u japin akses në llogaritë e tyre ose të kryejnë veprime financiare, si aplikimi për kredi apo hapje të llogarive të reja nëpërmjet të cilave kryejnë transkasione mashtruese.
Si të Mbrohemi?
- Verifikoni kërkesat që mund t’ju bëhen online për pagesa apo blerje, nëse është e mundur telefononi personin/institucioni për të siguruar që kërkesa është legjitime. Duhet gjithashtu të verifikoni çdo ndryshim në numrin e llogarisë ose procedurat e pagesës me personin që bën kërkesën.
- Mos paguani për shërbime që pretendojnë se mund të rikuperojnë fondet e humbura.
- Përdorni fjalëkalime të forta dhe aktivizoni autentikimin të dyfishtë.
- Mos klikoni në linqe që ju vijnë nëpërmjet email-ve ose SMS-ve të cilat kërkojnë përditësime ose verifikime të informacionit për llogari bankare, email-e, aplikacione investimi, ose çdo platformë që përmban informacione të ndjeshme.
❤️ Mashtrimi nëpërmjet romancës online
Çfarë është?
Përdorimi i identiteteve të rreme në platforma online apo rrjete sociale për të krijuar marrëdhënie romantike dhe për të manipuluar emocionalisht viktimat, me qëllim nxitjen e dërgimit të fondeve në drejtim të tyre.
Si të Mbrohemi?
Kujdes me të dhënat që publikoni në rrejte sociale/internet.
Kryeni verifikime shtesë në interent lidhur me foto apo profilin e individit për të parë nëse imazhi, emri apo informacionet janë përdorur edhe diku tjetër.
Tregoni kujdes nëse personi duket shumë perfekt ose nëse ju kërkon menjëherë të lini platformën e takimeve apo rrjetin social për të komunikuar drejtpërdrejt.
Mos dërgoni kurrë para dikujt me të cilin keni komunikuar vetëm online ose përmes telefonit.
👔 Mashtrimet e punësimit
Çfarë është?
Publikimi i ofertave të rreme punësimi në media sociale, përmes të cilave mashtrojnë viktimat duke u kërkuar pagesa për të siguruar punësime në vende jashtë territorit shqiptar, ose pagesa shtesë për kryerjen e trajnimeve që synojnë punësimin, por që në fakt nuk zhvillohen asnjëherë.
Si të Mbrohemi?
Shmangni çdo ofertë pune që ju vjen papritur përmes SMS apo rrjeteve sociale pa e kërkuar ju;
Mos kryeni pagesa paraprakisht për sigurim kontratee brenda/jashtë vendit, pa kryer verifikime mbi subjektin që të ofron punësimi (kërkim në internet për tu informuar më tepër, nëse shoqëria është përmendur për ndonjë skemë mashtrimi, nëse ushtron aktivitet dhe nuk është fiktive, etj.);
Paga që ju ofrohet duket tepër e lartë për të qenë e vërtetë.
Kujdes nëse përfaqësuesit nuk duan të takohen personalisht apo virtualisht.