Në mbledhjen e Komitetit për Masat Shtrënguese Ndërkombëtare zhvilluam një diskutim të thelluar mbi zbatimin e Planit të Veprimit në funksion të vlerësimit të gjashtë të Shqipërisë nga MONEYVAL. Gjithashtu, u ndalëm në mënyrë të veçantë në ecurinë e zbatimit të masave shtrënguese ndërkombëtare, duke evidentuar sfidat ekzistuese dhe rëndësinë e koordinimit të mëtejshëm ndërinstitucional.