Në datën 24 Shkurt 2026, Agjencia e Inteligjencës Financiare(AIF) mori pjesë në një aktivitet trajnimi të organizuar nga Dhoma Kombëtare e Noterisë (DHKN), në të cilin janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e legjislacioni në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe armët e dëmtimit në masë (PP/FT/ADM), Vlerësimin Kombëtar të Riskut PP/FT, zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në fushën e financimit të terrorizmit, vlerësimi individual i riskut PP/FT nga subjektet e ligjit, pritshmëritë e AIF në fushën e mbikëqyrjes së subjekteve të ligjit, forcimit të partneritetit publik-privat tipologji dhe tregues të PP/FT me skema tipologjish si: “Investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh”, Investime në pasuri të paluajtshme nga persona të përfshirë në veprimtari kriminale” etj. si dhe aspektet për përmirësimin e procesit të raportimit në AIF.
AIF do të vijojë qasjen e saj aktive në angazhimin me të gjitha shoqatat e subjekteve raportuese, në funksion të rritjes së kapaciteteve parandaluese dhe forcimin e mëtejshëm të integritetit të sistemit ekonomik në Republikën e Shqipërisë.


