Në datën 8 Prill 2025, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) mori pjesë në një aktivitet trajnimi të organizuar nga Dhoma Kombëtare e Noterisë (DHKN), në të cilin u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me:
- Zbatimin e legjislacionit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT),
- Vlerësimin Kombëtar të Riskut PP/FT,
- Zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në fushën e financimit të terrorizmit,
- Vlerësimi individual i riskut PP/FT nga subjektet e ligjit,
- Pritshmëritë e AIF në fushën e mbikëqyrjes së subjekteve të ligjit,
- Forcimit të partneritetit publik-privat,
- Tipologji dhe tregues të PP/FT dhe aspektet për përmirësimin e procesit të raportimit në AIF.
Agjencia e Inteligjencës Financiare do të vijojë qasjen e saj aktive në angazhimin me të gjitha shoqatat e subjekteve raportuese, në funksion të rritjes së kapaciteteve parandaluese dhe forcimin e mëtejshëm të integritetit të sistemit ekonomik në Republikën e Shqipërisë.