Më datë 22 Dhjetor 2025, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka organizuar një aktivitet trajnimi në të cilin morën pjesë përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes se Lojërave të Fatit (AMLF) dhe subjekte lojëra fati (kazino). Në këtë trajnim janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e legjislacionit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT), Vlerësimin Kombëtar të Riskut PP/FT, zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në fushën e financimit të terrorizmit, vlerësimi individual i riskut PP/FT nga subjektet e ligjit, pritshmërinë e AIF në fushën e mbikëqyrjes së subjekteve të ligjit, forcimit të partneritetit publik-privat, tipologji dhe tregues të PP/FT dhe aspektet për përmirësimin e procesit të raportimit në AIF.
AIF do të vijojë qasjen e saj aktive në angazhimin me të gjitha autoritetet mbikëqyrëse dhe shoqatat e subjekteve raportuese, në funksion të rritjes së kapaciteteve parandaluese dhe forcimin e mëtejshëm të integritetit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.
