Në datat 02-03 Shtator 2025, u zhvillua trajnimi me temë “Parandalimi i ndikimit të elementëve kriminalë ndaj institucioneve jo-financiare”, organizuar në kuadrin e projektit të Këshillit të Evropës “Veprimi Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri në bashkëpunimin me Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte forcimi i kapaciteteve të autoriteteve mbikëqyrëse të profesioneve të lira jo-financiare (si noterë, avokatë, kontabilistë, ndërmjetës të pasurive të paluajtshme dhe lojërave të fatit) për të identifikuar, parandaluar dhe adresuar risqet në fushën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ekspertët ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës ndan njohuritë mbi risqet specifike të sektorit, kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, raste studimore si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në mbikëqyrjen e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit duke i kushtuar vëmendje të veçantë mbikëqyrjes së bazuar në risk.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare.