Financimi i terrorizmit mund të marrë forma të ndryshme dhe të shfrytëzojë mekanizma kompleksë, shpesh të maskuar pas aktiviteteve të ligjshme, si strukturat e bamirësisë, veprimtaritë tregtare apo rrjetet financiare.
Përmes 10 rasteve emblematike nga vende dhe periudha të ndryshme, sjellim në vëmendje disa prej mënyrave se si janë realizuar skema të financimit të terrorizmit dhe sfidat që ato paraqesin.
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) e ka luftën kundër financimit të terrorizmit në fokus të veprimtarisë së saj, duke kontribuar përmes analizës financiare, identifikimit të transaksioneve dhe aktiviteteve të dyshimta, si dhe bashkëpunimit me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

