Takimi shërbeu si një platformë për shkëmbimin dhe diskutimin e përvojave mbi kërcënimet aktuale të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të dëmtimit në masë, qasjet për përdorimin efektiv të inteligjencës financiare, si dhe prioritetet rajonale dhe hapat e mëtejshëm për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive rreziqeve të krimit financiar.
Agjencia e Inteligjencës Financiare mbajti një prezantim mbi rezultatet e Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut dhe masat në vazhdim për adresimin e rreziqeve në parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të dëmtimit në masë, duke ndarë me homologët e NjIF përvojë e saj në këtë proces.
Takimi riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit financiar në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të armëve të dëmtimit në masë.


