Agjencia e Inteligjencës Financiare

Agjencia e Inteligjencës Financiare implementon me sukses zgjidhjen Data Diode

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka përfunduar me sukses implementimin e zgjidhjes Data Diode, një investim i rëndësishëm në forcimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit të institucionit.

Ky projekt u realizua në kuadër të projektit European Union for Law Enforcement in Albania – Phase II (EU4LEA II)”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Gjatë datave 29–30 qershor 2026, ekspertët e kompanisë byteprotect GmbH zhvilluan në ambientet e AIF procesin e instalimit, konfigurimit, testimit dhe trajnimit të stafit teknik për përdorimin dhe administrimin e sistemit.

Implementimi i kësaj zgjidhjeje përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të AIF për mbrojtjen e sistemeve të informacionit, duke forcuar standardet e sigurisë kibernetike dhe besueshmërinë e infrastrukturës teknologjike në mbështetje të misionit institucional.

Agjencia e Inteligjencës Financiare shpreh mirënjohjen e saj ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen financiare të këtij projekti, ndaj GIZ Albania për bashkëpunimin dhe koordinimin gjatë gjithë procesit të realizimit, si dhe ndaj kompanisë byteprotect GmbH për profesionalizmin dhe ekspertizën teknike të demonstruar gjatë realizimit të projektit.

AIF mbetet e angazhuar në modernizimin e vazheshëm të infrastrukturës së saj teknologjike dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare për sigurinë e informacionit.