Agjencia e Inteligjencës Financiare

Pjesëmarrja e AIF në Konventën Kombëtare për Integrimin Europian

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) mori pjesë në Sesionin Plenar të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në kuadër të projektit të mbështetur nga Bashkimi Europian “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për procesin e anëtarësimit në BE”.
Gjatë panelit tematik kushtuar Kapitullit 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, AIF kontribuoi në diskutimet mbi inteligjencën financiare, duke ndarë përvojën institucionale dhe rolin e saj në forcimin e sistemit kombëtar për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Paneli mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, akademisë, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe prioritetet në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, menaxhimin e migracionit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Pjesëmarrja e AIF-së në këtë aktivitet riafirmon angazhimin e institucionit për të kontribuar në përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të ekspertizës në fushën e inteligjencës financiare dhe luftës kundër krimit financiar.