Agjencia e Inteligjencës Financiare

Qasje e bazuar në rrezik për mbikëqyrjen e pastrimit të parave në sektorët jofinanciarë në Shqipëri

AIF ishte pjese e takimit te zhvilluar me 31 mars be kuader te Projektit “Lufta kundër Pastrimit të Parave në Shqipëri” i cili mbështet autoritetet shqiptare në parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT) përmes një qasjeje strategjike të bazuar në rrezik. Ai ofron këshillim ekspertësh dhe ngritje kapacitetesh për sektorët financiarë dhe jofinanciarë, duke adresuar njëkohësisht rreziqet e reja të krimit financiar.

 

Projekti siguroi qe  metodologjitë ekzistuese të mbikëqyrjes së bazuar në rrezik për PP/FT, të zhvilluara nga Ministria e Drejtësisë për aktivitetet noteriale dhe ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, si dhe ato të përdorura nga Autoriteti Mbikëqyrës i Lojërave të Fatit në sektorin e lojërave të fatit jane ne perputhje me standardet nderkombetare.

 

Për të mbështetur zbatimin praktik, u hartuan manuale mbikëqyrjeje dhe paketa mjetesh në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse, te cilat ofrojnë modele dhe udhëzime për inspektime në terren dhe në distancë, profilizimin e rrezikut, sistemet e raportimit, planet e masave zbutëse, si dhe indikatorë dhe tipologji specifike për secilin sektor.

 

projekti u zhvillua ne dy sesione trajnimi mbi mbikëqyrjen e bazuar në rrezik me përfaqësues nga Ministrisë së Drejtësisë, Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe Autoritetit Mbikëqyrës të Lojërave të Fatit. 

 

Sesionet u fokusuan në zbatimin praktik të tyre dhe trajtuan amendimet e propozuara për metodologjitë ekzistuese, duke synuar gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër pastrimit të parave në Shqipëri. 

 

Kjo mbështetje u realizua në kuadër të projektit “Lufta kundër Pastrimit të Parave në Shqipëri”, i bashkëfinancuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Këshilli i Evropës, dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.