Më 30 tetor 2025, u zhvillua një tryezë diskutimi mbi informimin dhe ndërgjegjësimin në sektorin FinTech, organizuar nga Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian.
Diskutimet u fokusuan tek sfidat dhe mundësitë që sjell teknologjia financiare në parandalimin e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë .
Pjesëmarrësit përfshinë përfaqësues nga shoqëria civile, sektori privat, institucionet publike dhe profesionistë ligjorë.
U theksua rëndësia e:
- Bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave për një sektor FinTech të sigurt dhe të qëndrueshëm;
- Dixhitalizimit dhe inovacionit në sistemin financiar, duke garantuar monitorimin e transaksioneve dhe transparencën;
- Rregullave dhe kornizës ligjore për të menaxhuar rreziqet e teknologjisë financiare;
- Ndërgjegjësimit publik për përdorimin e sigurt të shërbimeve financiare dhe parandalimin e mashtrimeve financiare.
Takimi përfundoi me një diskutim interaktiv mbi strategjitë e mbrojtjes dhe rolin e bashkëpunimit midis aktorëve të ndryshëm.


