Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim ndërinstitucional në Prokurorinë e Shkodrës

Më 18 shtator 2025, pranë Prokurorisë së Shkodrës, u zhvillua një takim ndërinstitucional për investigim financiar i organizuar nga Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), me pjesëmarrjen e Drejtuesit të Prokurorisë Shkodër Z.Alber Muçaj, Prokurorë nga Prokuroria Shkodër, Drejtorit të Përgjithshëm të AIF, Drejtorisë së Analizës Financiare, Drejtorit të Krimit Ekonomik pranë Policisë së Shtetit, Drejtues të Hetimit Doganor dhe të Hetimit Tatimor si dhe pjesëmarrës nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Qëllimi i takimit ishte cilësia e shkëmbimit të informacionit, zhvillimet aktuale në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për mbështetjen e punës së Prokurorive.

Takimi u zhvillua në një klimë bashkëpunimi dhe diskutimi konstruktiv.