Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim me përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shqipëri.

Më datë 04.09.2025, Agjencia e Inteligjencës Financiare pati kënaqësinë të mirëpriste në ambientet e saj përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shqipëri, z. Hugues Chevalier, Atashe Doganor, si dhe z. Thierry Baures, Atashe për Sigurinë e Brendshme pranë Ambasadës Franceze.

 

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të informacionit ndërinstitucional në funksion të forcimit të përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

 

Agjencia e Inteligjencës Financiare shprehu vlerësimin për këtë angazhim, duke e konsideruar këtë takim si një vazhdimësi të bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe me perspektiva konkrete për zhvillime të mëtejshme në fusha me interes të përbashkët.