Më datë 27 shkurt 2026 u zhvillua takimi i radhës i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP), në kuadër të raportimit mbi masat dhe zbatimin e objektivave për vitin 2026, me fokus kryesor koordinimin për procesin e vlerësimit të raundit të 6-të nga MONEYVAL.
Në këtë takim patëm edhe pjesëmarrjen e Z. Fabio Ottaviani, Ekspert për Krimin e Organizuar pranë projektit EU4LEA2. Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë për Z. Ottaviani ashtu edhe për projektin EU4LEA2, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar si dhe për rolin e rëndësishëm në proceset analitike, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin me standardet e BE-së në fushën e inteligjencës financiare.
Gjatë takimit u diskutua mbi progresin në kuadër të Pyetësorëve të Teknikalitetit dhe Efektivitetit, përgatitjet për vizitën on-site të ekspertëve të MONEYVAL, monitorimin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit, Vlerësimin Kombëtar të Riskut (NRA), si dhe zbatimin e Planit të Integruar të Trajnimeve për vitin 2026.
Bashkëpunimi dhe angazhimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për përmbushjen me sukses të këtij procesi të rëndësishëm për vendin.

