Agjencia e Inteligjencës Financiare

Aktivitet trajnimi me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK)

Në datat 30-31 Korrik 2025, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) organizoi një trajnim në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), gjatë të cilit u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me detyrimet ligjore për formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në AIF, Vlerësimin Kombëtar të Riskut PP/FT, zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në fushën e financimit të terrorizmit, aspektet thelbësore të ligjit nr. 9917 datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, duke u fokusuar në veçanti në aspektet e procesit të raportimit në AIF. AIF do të vijojë bashkëpunimin me ASHK në kuadër të rritjes së efikasitetit të procesit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, me qëllim forcimin e mëtejshëm të integritetit të sistemit ekonomik në Republikën e Shqipërisë.