October 14, 2020 Mustafa Beqiri

Trajnim për punonjësit e institucioneve Shqiptare

Trajnim për punonjësit e institucioneve Shqiptare

Në datat 21 – 25 Shtator dhe 28 Shtator – 02 Tetor 2020 u organizuar në Tiranë trajnimi me temë “Mbi hetimet financiare”, në të cilin krahas përfaqësuesve të agjencive të zbatimit të ligjit në vend, merrnin pjesë dhe specialist të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ky aktivitet u mundësua në kuadrin e mbështetjes së Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ). Disa nga temat kryesore të këtij trajnimi, kishin të bënin me hetimet financiare dhe legjislacionin Shqiptar, tipologjitë e mashtrimit (skema piramidale, Ponzi, mashtrimet nëpërmjet internetit), roli i institucioneve dhe agjencive të përfshira në luftën kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, bashkëpunimi ndërkombëtare në rrugë formale apo informale, ndihma e ndërsjellë juridike, pastrimi i Parave dhe format e tij që përdoren në tregtinë ndërkombëtare, shoqëritë e transfertave dhe rreziqet që rrjedhin nga përdorimi i monedhave virtuale, procesi i ngrirjes dhe sekuestrimit të pasurive me origjinë kriminale, zbatimi i Ligjit Antimafia etj.