October 10, 2022 Jonid Kanini

Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave – datën 23.09.2022

Në datën 23.09.2022 , u zhvillua, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) trajnimi me temë: “Mbi zbatimin e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe sanksionet ndërkombëtare, në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të  subjekteve shoqëri ndërtimi, Shoqëri Kursim Krediti dhe sigurim jete.

Gjatë kësaj seance trajnimi, janë trajtuar nga ekspertët e DPPPP, çështjet që kanë të bëjnë me detyrimet për raportim që subjektet kanë në përputhje me ligjin nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar; qasja e bazuar mbi rrezikun e pastrimit  të parave; faktorët e rrezikut dhe masat e kontrollit që duhet të ndërmerren nga subjektet; pritshmëria e autoriteteve mbikëqyrëse; vlerësimi i riskut të klienteve, produkteve, shërbimeve dhe mënyrës së ofrimit të tyre; modelet e vlerësimit të riskut dhe disa tipologji të pastrimit të parave, të cilat lidhen me fushën e aktivitetit të tyre; aspektet e zbatimit nga subjektet e ligjit të sanksioneve ndërkombëtare, të bazuara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit për personat e shpallur si financues të terrorizmit, detyrimet ligjore të përcaktuara në ligjet nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ligjit 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare”.

Gjatë këtij trajnimi, ekspertët e DPPPP, gjithashtu ju përgjigjën dhe pyetjeve konkrete të pjesëmarrësve, për kategorizimin e riskut të klientëve dhe vlerësimin individual të riskut PP/FT nga ana e subjekteve.