October 13, 2023 Mustafa Beqiri

Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave

Në datën 13.10.2023, u zhvillua, në ambientet e Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF) trajnimi me temë: “MBI ZBATIMIN E LIGJIT PER PPP/FT, ZBATIMI I SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE DHE UDHEZUESI PER VLERESIMIN E BAZUAR NE RIKUN E PP/FT në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të Studiove ligjore.

Gjatë këtij trajnimi, është trajtuar në mënyrë të veçantë zbatimi nga subjektet e ligjit të sanksioneve ndërkombëtare, të bazuara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit për personat e shpallur si financues të terrorizmit, detyrimet ligjore të përcaktuara në ligjet nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ligjit 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare” si dhe detyrimet për raportim që subjektet kanë në përputhje me ligjin nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar.

Gjatë këtij trajnimi, specialistët e AIF ju përgjigjen dhe pyetjeve konkrete të përfaqësuesve të subjekteve, të cilat kishin të bënin me zbatimin praktik të kontrollit të vazhdueshëm të listave të personave të shpallur, vlerësimin e riskut,  regjistrimin në modulin e raportimit të AIF në funksion të përditësimit me listat e klientëve ndaj të cilëve zbatohen masat e vigjilencës së zgjeruar, krijimi  dhe funksionimi i sistemit të centralizuar për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe transaksioneve, zbatimi i masave të vigjilencës së duhur, raportimi në AIF i transaksioneve me para në dorë dhe aktivitetit të dyshimtë për pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit etj.